Lajme Corona për studentët

Von Sami Musa

Vazhdojnë kufizimet edhe pas pushimeve të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri
Veprimtaria shkollore
Senati vendosi pikat kryesore për veprimtarinë shkollore në Janar. Pas pushimeve të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në Hamburg, veprimtaria shkollore do të vazhdojë me kufizime të mëtejshme deri në fund të Janarit.
 
Ministri i arsimit Ties Rabe tha se:“Ne nuk i dimë ende saktësisht se çfarë suksesi do të ketë Lockdoëni. Për shkak të rritjes së vazhdueshme të infeksioneve nga Covid-i në këtë moment, por ne propozojmë se shkollat ​​në Hamburg, ashtu si në shtetet e tjera federale, në Janar nuk do ti rikthehen mësimit të rregullt në klasë.
Për t’i dhënë Prindërve, nxënësve, studentëve dhe shkollave mundësi planifikimi, ne kemi vendosur disa pika në lidhje me shkollën në Janar. Që para pushimeve të Krishtlindjes, Senati i Hamburgut vendosi se javën e parë të shkollës nga 5 deri më 10 janar, prindërit mund të zgjidhin vetë nëse fëmijët e tyre do të mësojnë në shkollë apo në shtëpi. Rreth 80 përqind e fëmijëve të shkollës fillore dhe mbi 90 përqind e klasave të tjera këshillohen të mbahen në shtëpi. Kjo këshillohet edhe për nxënësit e shkollave t​​ë mesme, për këtë arsye jeni të lutur të qëndroni në shtëpi javën e parë të shkollës. Këtë rregullore ne do ta zbatojmë edhe në javën shkollore nga 11 deri në 18 Janar. Për këtë i bëjmë thirrje prindërve për t’i mbajtur nxënësit dhe studentët në shtëpi nëse është e mundur ”.
Ne propozojmë që në javët e fundit të janarit  të zhvillohet alternimi midis mësimit në distancë, mësimit me prezencë dhe kujdestarisë për ata që nuk kanë mundësi përkujdesje në shtëpi. Vendimi për javët e fundit do të merret nga Senati pas konsultimit me shtetet e tjera federale.  Gjithashtu në takimin e Janarit do të merret parasysh situata e infeksioneve të reja „.
Për studentët si dhe për shumë prindër kjo situatë është e vështirë, ndaj kërkohet mirëkuptimi juaj sepse situata aktuale e infeksioneve të reja me Covid nuk na hapësir ​​për një veprimtari të rregullt shkollore“.
Autoriteti i Shkollimit dhe Formimit Profesional