Qeveria Federale dhe Landet vendosin masa të reja për parandalimin e pandemisë

Von Sami Musa

Më poshtë do të gjeni njoftimin për shtyp të Qeverisë Federale dhe landeve mbi vendimin e sotëm të përbashkët ne funksion të parandalimit të përhapjes së metejshme të pandemisë:

[22:48, 28.10.2020] Erida Zarka: „Ne duhet të veprojmë tani“
tha Kancelarja Merkel dhe krerët e qeverive të shteteve federale kanë miratuar masa të reja për të parandaluar perhapjen e pandemise. Bëhet fjalë për shmangien e një kolapsi shëndetësor kombëtar, theksoi Merkel. Për ta bërë këtë duhet një përpjekje e përbashkët kufizimet fillojne nga data 02.Nentor do të jenë të nevojshme deri në fund të nëntorit. Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të mos u futur në një kolaps shëndetësor theksoi Kancelarja Merkel.
Zvogëloni kontaktet në minimumin absolut.
Qëllimi është që të ndalohet procesi i infeksionit dhe të zvogëlohet numri i infeksioneve të reja përsëri në nivelin e gjurmueshëm të më pak se 50 infeksioneve të reja për 100,000 banorë në një javë.

Të gjithë qytetarët nxiten të minimizojne kontaktet me njerëz të tjerë jashtë familjes së tyre. Qëndrimi në publik lejohet vetëm me anëtarët e familjes suaj ose dy familje, por në çdo rast me maksimumi 10 persona. Qytetarëve u kërkohet që përgjithësisht të përmbahen nga udhëtimet dhe vizitat private të panevojshme – përfshirë edhe nga të afërmit. Kjo vlen edhe në Gjermani dhe për ekskursione kombëtare ditore.

Hotelet duhet të mbyllen përkohësisht, gjjithashtu edhe Teate, Koncerte, Kinema dhe Palestrat sportive. Sportet e kohës së lirë dhe ato amatore gjithashtu po ndërpriten – me përjashtim të sporteve individuale vetëm, në çifte ose me shtëpinë tuaj.

Shkollat ​​dhe Kopshtet do të qëndrojnë të hapura

Gjithashtu Restorantet, Baret, Klubet, Diskotekat dhe Pub-et do të mbyllen. Dorëzimi dhe shpërndarja e ushqimore do te vazhdoje funksionin pa kufizime. Parukeritë, qendrat estetike gjithashtu do të mbyllen. Gjithashtu Restorantet, Baret, Klubet, Diskotekat dhe Pub-et do të mbyllen. Shpërndarja ushqimore do te vazhdoje normalisht punen. Kompanitë e shërbimeve, dyqanet e veshjeve do të mbyllen. Supermarkete, dyqane ushqimore mbeten hapura. Qeveria federale do të japë ndihmë të ekonomike per
kompanitë dhe sbjektet që preken nga mbylljet e përkohshme. Masat ekzistuese të ndihmës për kompanitë dhe institucionet që vazhdojnë të përballen me kufizime të konsiderueshme të biznesit do të rimbursohen nga shteti, kjo vlen, për shembull, në fushën e kulturës dhe Eventeve dhe të vetëpunësuarve.

Pas dy javësh, qeveritë federale dhe shtetërore do të mblidhen përsëri dhe do të bëjnë rregullimet e nevojshme. Permbledhjen e plotë të qeverive federale dhe shtetërore mund ta shikoni këtu PDF, 134 KB, pa pengesa.

E mërkurë 28 tetor 2020
Burimi: Bundesregierung.de