Masat e reja shtrënguese ndaj Coronës

Von Sami Musa

Siç i druheshim, numri i qytetarëve të infektuar me Coronavirus vazhdon të rritet. Për këtë arsye, Senati ka vendosur masa më të rrepta të cilat do të hyjnë në fuqi të hënën, 26 Tetor 2020.

Kancelaria e Senatit ka përmbledhur masat si më poshtë:

Pandemia është në vazhdim dhe numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm në të gjithë Gjermaninë. Tani të gjithë duhet kontribuojmë të për të siguruar që rreziku i infektimit të mos rritet më tej. Ky artikull jep një përmbledhje të thjeshtë të asaj që do të zbatohet ligjërisht nga e hëna, 26 Tetor 2020. Ne rekomandojmë t’i përmbaheni me përpikmëri rregullores.

Rregullat themelore

  • Shmangni të gjitha takimet ballë për ballë që nuk janë të nevojshme.
  • Nëse takoheni me të tjerët, kjo është e mundur vetëm me maksimumi dhjetë persona. Këta dhjetë persona mund të vijnë vetëm nga maksimumi nga dy familje. Ju duhet të mbani një distancë prej të paktën 1.5 metra nga të gjithë njerëzit e tjerë.
  • Ky rregull duhet të zbatohet kudo – në shtëpi, në vende publike (të tilla si Restorante, Kinema) edhe në ambiente të hapura.
  • Ka përjashtime nga rregulli i distancës: fëmijët nën moshën dymbëdhjetë vjeç (në dhomën e ndënjes), të gjithë me të cilët jetoni në të njëjtën shtëpi dhe anëtarët e familjes direkte nuk kanë pse të mbajnë distancë. Sidoqoftë, vetëm një maksimum prej dhjetë personash mund të vijnë së bashku këtu.
  • Vendosni maskën tuaj në mënyrë korrekte dhe kudo ku nuk është e mundur të sigurohet distanca prej 1.5 meter.
  • Respektoni rregullat e higjienës, për shembull kur vizitoni institucionet sportive ose kulturore.
  • Të rejat më të fundit rreth zhvillimit të koronës i gjeni në këtë faqe hamburg.de/corona

Përdoromi i maskës është i dëtyrueshëm 

  • Në të gjitha hapësirat publike në të cilat nuk mund të sigurohet një distancë e mjaftueshme (dyqanet e vogla dhe pazaret, në transportin publik lokal, në Deutsche Bundesbahn, në taksi, MOIA etj.,
  • në spitale dhe, azile të moshuarish, në të gjitha ndërtesat publike të hapura për publikun (deri në sedilje), në restorante dhe në të gjitha hapsirat derisa të dilni në ambiente të hapura. 

Detyrim për përdorimin e maskës  në shkollë 

  • Maska duhet të mbahet gjithmonë në të gjitha ambientet e shkollës.
  • Në shkollat ​​profesionale, në shkollat e mesme dhe shkollat e larta kërkohet përdorimi i maskës.
  • Rregulli themelor zbatohet për të gjitha klasat: ajrimi i ambienteve duhet të bëhet çdo 20 minuta.
  • Kush nuk i përmbahet rregullave do të gjobitet.

Kufizimi në gastronomi

  • Në Hamburg ekziston një orar kufizimi për institucionet gastronomike nga ora 11:00 deri në 5 të mëngjesit të ditës tjetër.
  • Gjithashtu shitja e alkoolit nuk lejohet ne Hotele ndërmjet orës 5 dhe 10 të mëngjesit.
  • Ju mundet të vizitoni Restorantet apo Baret gjatë orëve të hapjes. Respektoni kufizimet e kontakeve mbajtjen e maskave, sugjerojmë  të vendosni saktë në formulare te dhëena të sakta, nëse i jepni gabimisht do të gjobiteni.

Festat

  • Në përgjithësi duhet të kufizoni festat. Ato janë ligjërisht të mundshme nëse i përmbaheni rregullave themelore (maksimumi dhjetë persona nga maksimumi dy familje, përjashtim për anëtarët e familjes shih më sipër). Këshillohet të mos festohet në këtë periudhë të vështirë pandemie.
  • Fëmijët nën moshën dymbëdhjetë vjeç mund të marin pjesë në aktivitete në grup, në aktivitete sportive dhe ne festa të ndryshme, (p.sh. ditelindje ose festa private). Kjo do të thotë: Të luajnë së bashku në një festë për ditëlindje fëmijësh është e mundur në shtëpi. Por një maksimum prej dhjetë persoa në total, – për shembull me deri në nëntë fëmijë nën moshën dymbëdhjetë vjeç (deri në nëntë familje të ndryshme) dhe një i rritur.

Udhetimet

  • Në thelb shmangni të gjitha udhëtimet që nuk janë absolutisht të domosdoshme.
  • Informacioni për udhëtimet që nuk mund të shtyhen mund të gjenden në faqen tonë „Pyetje dhe përgjigje në lidhje me udhëtimet“. 

Institucionet kulturore

  • Ju mund të vizitoni të gjitha institucionet kulturore (teatër, kinema, etj.).
  • Ju lutemi t’i përmbaheni koncepteve të mbrojtjes në të gjitha ambientet, veçanërisht kërkesës për maskë. 

Sporti

  • Rregulli i distancës që zbatohet nga e hëna nuk ka asnjë efekt në sport.
  • Respektoni konceptet e mbrojtjes dhe rregullat e higjienës në studiot sportive dhe në mjediset sportive.

Burimi: Hamburg.de/coronavirus

Këtu do të gjeni rregulloren e aktualizuar mbi situaten e shkaktuar nga koronavirus SARS-CoV-2 në Hamburg (Hamburg SARS-CoV-2 – HmbSARS-CoV-2 ) – e vlefshme nga 26 tetor 2020.

Së fundmi kërkoj nga ju që t’i përmbaheni të gjitha masave të marra për të ndaluar përhapjen e virusit dhe duke mbrojtur vehten dhe familjen.

Uroj ta kalojmë sa më lehtë këtë pandemi.
Sinqerisht i juaji

Sami Musa